Barcelona zgjedh pesë kapitenë për sezonin aktual, dy prej tyre befasi e madhe
23/08/2024
Pas largimit të Sergi Robertos nga Barcelona pas 18 vitesh, Blaugranave u është dashur të ndërrojnë grupin e tyre të kapitenëve. Ata do të kenë në mënyrë të pazakontë katër zëvendës-kapitenë këtë sezon, në vend të tre tradicionalë.Marc-Andre ter Stegen u konfirmua si kapiteni i tetë jo-spanjoll ose katalanas i Barcelonës në histori, dhe vetëm i dyti i tyre në 28 vitet e fundit që kur Gica Popescu ishte në vitin 1996 së bashku me Jose Mari Bakero.
Përzgjedhja e brazilianit vjen si befasi duke qenë se ai nuk është gjithmonë një lojtar i rregullt, dhe ka vetëm dy vite në klub. Kjo tregon se sa shumë i vlerësuar është braziliani në dhomën e zhveshjes te Barcelona. /Telegrafi/


