Barcelona vendos për shitjen e Koundes në verë
Jules Kounde po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona, me raportimet nga Diario Sport që tregojnë se brenda klubit po shtohen shqetësimet për rënien e formës së mbrojtësit francez gjatë këtij sezoni.
Sipas mediumit spanjoll, Kounde në shumë ndeshje ka qenë larg nivelit të tij më të mirë, gjë që ka bërë që ai të humbasë edhe vendin e titullarit në javët e fundit te skuadra katalanase.
Megjithatë, francezi mbetet i vendosur të vazhdojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm dhe të rikthejë rëndësinë e tij në ekip.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Barcelonës nuk e përjashtojnë plotësisht shitjen e tij, sidomos për shkak të interesimit nga klubet e Premier League dhe problemeve financiare që vazhdojnë të ndikojnë klubin katalanas.
Pozita e mbrojtësit të djathtë konsiderohet tashmë e mbuluar edhe pa Kounde, pasi në dispozicion janë Eric Garcia, Ronald Araujo, Joao Cancelo dhe talenti i ri Xavi Espart. Gjithashtu, klubi pritet të rikthejë edhe Héctor Fort pas huazimit të tij te Elche.
Raporti shton se Kounde nuk konsiderohet më i paprekshëm as te Fraca, ndaj ai do të synojë të dëshmojë vlerat e tij në Kampionatin Botërorë.
27-vjeçari mungoi në ndeshjen e fundit kundër Valencia për shkak të problemeve muskulore. /Telegrafi/


