Please enter at least 3 characters.

Barcelona shpëton në fund nga humbja, barazon në udhëtim te Espanyoli (Video)

2018/02/Coutinho-2.jpg
246:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 04: Naldo of RCD Espanyol tackles Philippe Coutinho of FC Barcelona during the La Liga match between Espanyol and Barcelona at RCDE Stadium on February 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka barazuar në udhëtim te rivali i urryer lokal, Espanyoli, me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit i takoi Blaugranëve, të cilët rrezikuan disa herë portën e vendasve, por pa pasur sukses të gjejnë golin.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Philippe Coutinhos (23'), ku goditi shtyllën dhe Luis Suarezit (44'), por që asnjëri nuk e gjeti rrjetën.

Në pjesën e dytë, Valverde vendosi të fus në lojë Lionel Messin dhe Sergi Roberton, por kjo nuk rezultoi e qëlluar pasi shpejt pranuan gol.

Luhej minuta e 66-të kur sulmuesi Gerard Moreno, i cili shënoi gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Sergio Garcia.

Në vazhdim të lojës, gjiganti katalunas rriti trysninë dhe gjeti edhe golin e barazimit me anë të mbrojtësit Gerard Pique, i cili barazoi me kokë në minutën e 83-të në 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Luis Suarez në aksion ndaj Espanyolit (Getty Images)

Pas këtij barazimi, Blaugranët vazhdojnë të kryesojnë tabelën me 58 pikë, ndërsa rivalët e tyre renditen në pozitën e 15-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona luan në shtëpi ndaj Getafes, teksa Espanyoli udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e8fdo

https://www.dailymotion.com/video/x6e8g2b