Barcelona nuk po arrin ta transferojë yllin e Interit shkaku i problemeve me regjistrimin e lojtarëve
Denzel Dumfries është lidhur me një transferim te Barcelona gjatë ditëve të fundit, por klubi ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për mbrojtësin e Interit. Sipas një përditësimi të dhënë nga Adria Fernandez në SPORT, skuadra katalanase e pëlqen profilin e Dumfries dhe e sheh atë si përshtatje ideale për skuadrën.Megjithatë, për shkak të kufizimeve financiare dhe problemeve me rregullat e ‘Fair-play’ financiar dhe regjistrimin e lojtarëve, Barcelona nuk mund ta përfshijë këtë transferim si prioritet për momentin.Duhet kujtuar se emri i mbrojtësit holandez është përmendur në takimin e fundit mes drejtuesve sportivë të Barcelonës dhe Jorge Mendes, i cili vepron si agjent i lojtarit.Mendes i ka ofruar Barcelonës shërbimet e Dumfries si një zgjidhje e mundshme për pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh e bën atë një mundësi tërheqëse, sidomos për një lojtar me cilësitë dhe përvojën e tij.


