Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk ia përmend emrin Messit në listën e lojtarëve, mjafton një figurë dhe tifozët e dinë për kë bëhet fjalë

2020/02/GettyImages-1205127435.jpg
239:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 09: Lionel Messi of FC Barcelona reacts during the Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on February 09, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona po bëhet gati për ta zhvilluar ndeshjen e 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit.

Katalunasit do të luajnë ndeshjen e parë në udhëtim, teksa trajneri Quique Setien ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Ka qenë kampioni në fuqi i Spanjës që listën e kanë bërë publike në Twitter, teksa një gjë u ka rënë në sy të gjithëve.

Barcelona u ka shkruar emrat të gjithë lojtarëve, përveç kapitenit të tyre Lionel Messit.

Tek numri 10 katalunasit e vendosën vetëm figurën e dhisë dhe ky gjest i tyre është bërë viral në rrjetet sociale.

Barcelona e vendosi këtë figurë tek emri i Messit, çka nënkupton se ai për ta është GOAT apo ‘Më i miri i të gjitha kohërave’.

Tifozët e kuptuan menjëherë se për kë bëhet fjalë, ndërsa postimi i katalunasve ka bërë jehonë të madhe.

Kujtojmë që në fundjavë Messi ishte spektkolar në fitoren e Barcelonës 5-0 ndaj Eibarit, duke shënuar katër gola. /Telegrafi/