Please enter at least 3 characters.

Barcelona në kërkim të portierit Luis Maximiano

2020/06/LuisMaximianus-e1592292338295.jpg

Barcelona është duke u përpjekur që të nënshkruar me portierin Luis Maximiano nga Sporting CP – raporton A Bola.

21-vjeçari, i cili ka tërhequr edhe interesimin e Milanit, konsiderohet si portier i dytë pas Marc-Andre Ter Stegen.

Kjo për faktin se Blaugranët pritet ta shesin portierin Neto pasi të hapet afati kalimtar veror.

Njëherësh, Maximiano konsiderohet si pjesë e planeve afatgjatë të klubit katalunas që shpreson ta zhvillojë në sezonet në vijim.

Portugezi ka qenë pjesë e Akademisë së Sportingut, ndërsa karrierën profesionale e nisi fillimisht me ekipin B. /Telegrafi/