Please enter at least 3 characters.

Barcelona mposht Leganes falë het-trikut të Messit, barazon rekordin shumëvjeçar të La Ligas me 38 ndeshje radhazi pa humbje  

2018/04/Barcelona-Leganes.jpg
265:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 07: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Barcelona and Leganes at Camp Nou on April 7, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në këtë kampionat, teksa Barcelona ka barazuar rekordin prej 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga, i cili mbahej nga Real Sociedadi.

Barcelona e rekordeve (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një supergol nga goditja e lirë për 1-0.

Festa e Messit pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Ylli argjentinas doli në pah edhe në minutën e 32-të duke shënuar golin e dytë personal për epërsinë 2-0 pas asistimit të Philippe Coutinhos dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Messi duke falënderuar Coutinhon pas asistimit (Getty Images)

Ishin mysafirët e Leganes, të cilët arritën të kthehen në lojë duke shënuar me anë të Nabil El Zhar (68') për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Megjithatë, në fund të lojës u shfaq përsëri Messi, i cili shënoi për 3-1 duke kompletuar het-trikun dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Messi kompletoi het-trikun ndaj Leganes (Getty Images)

Pas kësaj fitore, katalunasit kanë 71 pikë në vendin e parë, ndërsa Leganes renditet në pozitën e 14-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët e presin Valencian në Camp Nou, ndërsa Leganes luajnë po ashtu në shtëpi ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hh0tq

https://www.dailymotion.com/video/x6hh1f3

https://www.dailymotion.com/video/x6hh3ef

https://www.dailymotion.com/video/x6hh42i