Barcelona ka bërë 25 blerje nën drejtimin e Josep Maria Bartomeu – niveli i tyre tregon pse Lionel Messi nuk është i lumtur në këtë klub
Barcelona duhet që të falënderojë La Masia për sukseset e tyre të fundit. Gerard Pique, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Lionel Messi që të gjithë kanë dal nga akademia e famshme e klubit.
La Masia vazhdon të mbetet aty, por klubi ka ndërruar politikë, duke kërkuar lojtarë të gatshëm në vitet e fundit.
Gjatë dekadës së kaluar, Barca ka shpenzuar 1.23 miliard dollarë për të blerë lojtarë të rinj, ku edhe pagat e tyre e rëndojnë dukshëm buxhetin e klubit. Një prej arsyeve është edhe kjo që Messi është kaq i pakënaqur me bordin.
Që nga zënka e tij me drejtorin sportiv, Eric Abidal javën e kaluar, raportimet e shumta kanë qenë për zemërimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Ai nuk mund ta besojë që Barcelona nuk ka fituar në Evropë pesë vitet e fundit.
Rekrutimi i dobët ka qenë padyshim zemra e problemeve të kampionëve të La Liga. Josep Maria Bartomeu është president që nga vitit 2014. Zgjedhjet e tij në tregun e transferimeve kanë qenë shumica të dështuara.
Bartomeu ka bërë 25 blerje dhe shumë pak prej tyre kanë dal të mira.
SuksesetClément Lenglet
Arturo Vidal
Arthur Melo
Antoine Griezmann
Paulinho
Frenkie de Jong
Jasper Cillessen
Samuel Umtiti
DështimetArda Turan
Philippe Coutinho
Aleix Vidal
Ousmane Dembélé
Kevin Prince-Boateng
Denis Suárez
Malcom
Paco Alacer
Lucas Digne
Jeson Murillo
Jean-Clair Todibo
Moussa Wagué
Semedo
André Gomes
Marlon
Vitinho ⠀
Yerry Mina
Portieri Neto dhe i sapoardhuri Junior Firpo nuk janë ende në gjendje që të votohen, pasi që sa herë paraqiten luajnë mirë, por nuk janë startues të rregullt. ⠀
/Telegrafi/


