Barcelona ia ofron Juventusit yllin e skuadrës në këmbim të Cambiasos
Raportime nga Italia pretendojnë se Barcelona është e gatshme të përfshijë qendërmbrojtësin Ronald Araujo si pjesë e një shkëmbimi lojtarësh që përfshin mbrojtësin e Juventusit Andrea Cambiaso, por klubi bardhezi mbetet i pa bindur nga kjo ofertë, pavarësisht interesimit të mëparshëm për uruguaianin.
Cambiaso ka qenë i lidhur fuqishëm me një largim nga Juventusi gjatë ditëve të fundit.
“Bianconerët” janë nën presion për të shitur lojtarë për të kompensuar rënien e pritshme të të ardhurave, pasi mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026/27 do t’u kushtojë rreth 60 milionë euro. Për këtë arsye, mbrojtësi i përfaqësueses italiane është identifikuar si një aset i vlefshëm për t’u monetizuar.
Raportimet e fundit vlerësojnë Cambiaso rreth 40 milionë euro, shumë kjo që do të ndihmonte Juventusin të mbulonte një pjesë të konsiderueshme të humbjeve financiare.
Më herët këtë javë u raportua se si Barcelona ashtu edhe Chelsea janë të interesuara për një marrëveshje të mundshme këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Barcelona është e gatshme të ofrojë Araujon në kuadër të një shkëmbimi lojtarësh për Cambiaso.
Araujo më parë kishte qenë i lidhur me një kalim te Juventusi gjatë afatit të janarit 2025, përpara se klubi italian të zgjidhte të transferonte anglezin Lloyd Kelly.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të mëparshëm për Araujon, Gazzetta raporton se Juventusi nuk është veçanërisht i interesuar për oferta me shkëmbim lojtarësh për Cambiaso, pasi preferon një marrëveshje me para të gatshme për të riinvestuar në disa zona të ndryshme të skuadrës.
Për këtë arsye, Chelsea shihet si më i favorizuar për të përmbushur kërkesat financiare të Juventusit, sidomos pas shitjes së Marc Cucurella te Real Madrid në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh./Telegrafi/


