Please enter at least 3 characters.

Barcelona gjen zëvendësuesin e Araujos, synon transferimin e kampionit të botës

Sipas gazetarit Victor Navarro, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, si një zëvendësues potencial për Ronald Araujon.

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, tashmë po studion mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll, i cili ishte një prej lojtarëve kyç të Spanjës në triumfin e saj në Kupën e Botës 2026.

Huazimi i pritshëm i Araujos te Liverpooli ka krijuar një hapësirë për një qendërmbrojtës të ri në skuadrën e Barcelonës.

Nëse Barcelona vendos të mos e transferojë Julian Alvarezin nga Atletico Madridi, klubi mund ta përdorë buxhetin e transferimeve për të afruar Rodrin nga Manchester City, si dhe një përforcim të ri në mbrojtje.

Paraqitjet e shkëlqyera të Laportes në partneritet me Pau Cubarsin në qendër të mbrojtjes së Spanjës gjatë Kupës së Botës 2026 e bëjnë atë një opsion ideal për skuadrën e Hansi Flickut.

Pavarësisht se kush do të jetë përforcimi i ri në mbrojtje, Flick dëshiron t'i besojë sezonin e ardhshëm edhe talentit të akademisë së klubit, Alvaro Cortes./Telegrafi/