Please enter at least 3 characters.

Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit me golin magjik të Messit

2019/12/messi.jpg
291:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 01: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's first goal with Luis Suarez during the Liga match between Club Atletico de Madrid and FC Barcelona at Wanda Metropolitano on December 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka fituar derbin e javës së 15-të në La Liga, pasi e ka mposhtur Atletico Madridin në udhëtim me rezultat minimal 1-0.

Los Cholchoneros e filluan mjaftë mirë ndeshje, duke e rrezikuar disa herë portën e Blaugranasëve, por Marc-Andre ter Stegen.

Katalunasit filluan të këndellen më pas, duke e rrezikuar portën e Jan Oblakut me anë të Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Altletico Madrid vs Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me gola të paprekura, por në të dytën kishim një skenar tjetër.

Barcelona filloi të rrezikonte më shumë portën e Atleticos, por as këta të fundit nuk i ndalin sulmet në drejtim të portës së tyre.

Altletico Madrid vs Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Kampioni në fuqi i La Liga-së arriti ta zhbllokonte rezultatin kur kishin mbetur edhe katër minuta nga koha e rregullt.

Ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë ai që e shënoi golin e vetëm në këtë takim, e që befasoi madje edhe Oblakun.

Altletico Madrid vs Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Rezultati në këtë derbi do të ishte më ndryshe, po të mos ishin në portë gjermani dhe slloveni, që ishin në natën e tyre.

Pas javës së 15-të, Barcelona është lider me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa Atletico gjendet në pozitën e gjashtë me 25 sosh.

Në xhiron e 16-të, skuadra e Ernesto Valverdes do të takohet me Mallorcan, derisa ajo e Diego Simeones do të ketë punë me Villarealin. /Telegrafi/

https://twitter.com/joeselfi/status/1201257724371259392