Barcelona e hapur për të shitur katër lojtarë për të financuar transferimet e verës
Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka etiketuar disa futbollistë që mund t’i shesë këtë verë për të financuar blerjet e reja për të përforcuar skuadrën për edicionin 2026/27.
Përpjekja e Barcelonës për përforcime të mëtejshme në sulm varet nga shitja e katër lojtarëve këtë verë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, lista e shitjeve përfshirë emra si Roony Bardghji, Alejandro Balde, Marc Casado dhe Jules Kounde.
Gjigantët katalunas do të përqendrohen në nënshkrimet prioritare para fillimit të Kupës së Botës, dhe shitjet e disa lojtarëve do të përcaktojnë blerjet e mëtejshme në merkaton e verës.
Bardghji është lidhur me një transferim në formë huazimi për shkak të mungesës së kohës së lojës, dhe Casado, aktualisht në rend të fundit, gjithashtu mund të ndahet nga kampionët e La Ligës.
Sa i përket Baldes dhe Koundes, performancat e tyre të paqëndrueshme e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tyre. /Telegrafi/


