Barcelona e fillon me spektakël, Messi het-trik (Video)
Barcelona nuk ka pasur aspak mëshirë për Celticun duke e mposhtur me rezultat 7-0.
Skuadra e Luis Enriques e nisi mirë ndeshje duke realizuar që në minutën e tretë me Lionel Messin.
Celtic ka pasur një penallti, por u prit nga Ter Stegen (24').
Argjentinasi doli në skenë edhe në minutën e 27, ku shënoi për 2-0 me një aksion të bukur me Neymarin.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Neymar në minutën e 50-të me një goditje dënimi të realizuar mjaftë mirë nga ai.
Kataluansit shënuan dy herë brenda dy minutash. Fillimisht shënoi Iniesta pastaj edhe Messi duke e kompletuar het-trikun.
Ndeshja nuk mund të mbyllej pa golat e Luis Suarez që e shkoi emrin e tij në listën e shënuesve në minutën e 75' dhe 88'.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Cityt dhe Monchengladbach nuk u zhvillua për shkak të reshjeve. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x4t3e1y_luis-suarez-second-goal-hd-barcelona-7-0-celtic-13-09-2016-hd_sport


