Barcelona bën ofertën e parë për 17-vjeçarin që është një miks mes Pedrit dhe Gavit
25/12/2023
Barcelona ka bërë një ofertë prej rreth katër milionë euro plus shtesa për talentin suedez Lucas Bergvall, raporton Matteo Moretto i Relevo .
Bergvall është një mesfushor qendror 17-vjeçar që luan për skuadrën suedeze Djurgarden. Ai është kryesisht një playmaker që preferon të ketë një rol të lirë në fushë.
Atributet e spikatura të Bergvall janë si:
- aftësia fizike;- prekja e parë;- aftësi teknike dhe lëvizja me top;- lëvizjet pa top;
- vizioni;- rezistencë ndaj presionit.
Nëse transferohet, Bergvall ka shumë të ngjarë t'i bashkohet Barca Atletic me një potencial për të fituar promovim në skuadrën e parë. /Telegrafi/


