Please enter at least 3 characters.

Barcelona - Aubameyang, gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit

2022/01/FC-Barcelona-busca-el-fichaje-de-Aubameyang.jpg

Pierre-Emerick Aubameyang duket se do të përfundojë te Barcelona.

Sulmuesi afrikan ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Mikel Arteta i cili i ka bërë të qartë se nuk do të luaj më nën urdhrat e tij.

Duket se garën për gabonezin e ka fituar Barcelona me skuadrat si Juventus, Milan, Lyon e PSG.

Gazetari i The Athletic, David Ornstein ka raportuar se gjithçka është duke shkuar drejt zyrtarizimi i cili mund të ndodhë në 24 orët e ardhshme.

Bëhet fjalë për një huazim të gabonezit për gjashtë muaj, por pa specifikuar nëse Barcelona do ta ketë të drejtën e blerjes në verën e këtij viti.

Katalunasit mund ta regjistrojnë lojtarin edhe pa shitjen e Ousmane Dembeles e cila gjithashtu pritet të ndodhë gjatë orëve të ardhshme.

32-vjeçari pritet të formojë treshen e sulmit te Barcelona së bahsku me Ferran Torres dhe Adama Traore.

Me transferimin e Aubameyang (mungon vetëm zyrtarizimi), Barcelona do ta ndërrojë tërësisht treshen e sulmit në gjysmë sezon, pasi në fillim të edicionin 2021/22 kishin treshen Dembele, Fati e Depay. /Telegrafi/