Please enter at least 3 characters.

Barça shumë afër ta pranojë ofertën, Semedo do të transferohet te Wolves

2020/09/GettyImages-1273507413.jpg
224:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 19: Nelson Semedo of FC Barcelona warms up prior to the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Elche CF on September 19, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Nelson Semedo është duke i numëruar orët si futbollist i Barcelonës.

Mbrojtësi i djathtë portugez karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Wolverhampton Wanderers pritet të jetë skuadra e ardhshme e portugezit, pasi raportohet se Barcelona ka pranuar ofertën e dytë të tyre.

Klubi anglez ka ofruar 40 milionë euro, ofertë që pritet të pranohet gjatë orëve të ardhshme nga Barcelona.

Sa i përket marrëveshjes personale të lojtarit me klubin, ajo nuk pritet të jetë problem.

Semedo ka për agjent Jorge Mendesin i cili është i lidhur ngushtë me klubin anglez dhe pritet të gjejë shpejtë akordin për kushtet personale.

Kësisoj Barcelona do të arkëtojë rreth 40 milionë euro nga shitja e portugezit i cili me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman nuk kishte hapësira. /Telegrafi/