Please enter at least 3 characters.

Barca regjistron fitore minimale në udhëtim te Leonesa

2018/10/Barcarezerva-e1541025117184.jpg
310:"LEON, SPAIN - OCTOBER 31: Clement Lenglet (2-R) of FC Barcelona celebrates with teammates after scoring the first goal of his team during the Spanish Copa del Rey match between Cultural Leonesa and FC Barcelona at Estadio Reino de Leon on October 31, 2018 in Leon, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka mposhtur Cultural Leonesan me një gol të vonshëm në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Kupës së Mbretit.

Duke qenë se kundërshtari i katalunasve bën gara në në Segunda Division B – Group 1 (ligën e tretë në sistemin e futbollit spanjoll), pritej që Blaugranët të fitonin bindshëm, mirëpo kështu nuk ndodhi.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Mysafirët arritën ta zhbllokonin rezultatin me një gol të vonshëm (90'+1) nga Clement Lenglet, i cili shënoi pas një harkimi të Ousmane Dembele nga gjuajtja e lirë.

Theksojmë që në minutat e fundit, Sergio Marcos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (90'+4).

Në këtë takim, Blaugranët luajtën me lojtarët rezervë, prandaj edhe rezultati nuk ishte shumë i thellë.

Sidoqoftë, ata do ta kenë mundësinë që të sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/