Please enter at least 3 characters.

Barca e ka të vështirë ta financojë transferimin e Lautaros

2020/04/LautaroMartinez-2-e1587974381298.jpg
268:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 12: Lautaro Martinez of FC Internazionale looks dejected during the Coppa Italia Semi Final match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 12, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Lautaro Martinez është një nga shënjestrat kryesore të Barcelonës, ndërsa transferimi i tij nga Interi është pritur që të ndodhë gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Mirëpo, Sky Sport Italia dhe Daily Mail raportojnë se shpresat e klubit spanjoll për blerjen e argjentinasit këtë verë janë goditur nga pengesat financiare.

Sulmuesi i Nerazzurrëve ka një klauzolë në vlerë prej 111 milionë eurosh, e cila duhet të paguhet në total për ta ndërprerë marrëveshjen me klubin italian.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Barcelona e ka të vështirë ta financojë një shumë të tillë për transferimin e 22-vjeçarit.

Në vend të kësaj, Blaugranët janë munduar që të përfshijnë lojtarë në ofertën e tyre në mënyrë që ta bindin Interin për të arritur marrëveshje. /Telegrafi/