Please enter at least 3 characters.

Barazojnë Chelsea dhe Barca, Messi shënoi golin e parë ndaj Bluve

2018/02/chelseabarca-2.jpg
333:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Lionel Messi of Barcelona runs with the ball under pressure from Andreas Christensen of Chelsea during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Chelsea FC and FC Barcelona at Stamford Bridge on February 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images,)
15:"Shaun Botterill

Chelsea dhe Barcelona kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Ishte një gjysmë e parë e dominuar nga mysafirët sa i përket posedimit të topit dhe përpjekjeve për të shënuar, mirëpo rastet më të mira i patën nikoqirët.

(Foto: Getty Images)

Antonio Conte zgjodhi të bënte të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme, kurse Ernesto Valverde luajti me stilin e zakonshëm me posedim të topit.

Eden Hazard tentoi të tregohej i rrezikshëm në minutat e para, ndërsa disa minuta më pas, Paulinho u përpoq të krijonte raste në anën tjetër.

(Foto: Getty Images)

Rastet më të mira në fraksionin e parë të lojës i pati Willian. Braziliani 29-vjeçar i bëri dy goditje fantastike drejt portës, mirëpo në të dyja rastet e goditi shtyllën (33' dhe 41').

Rastet më të mira në fraksionin e parë të lojës i pati Willian. Braziliani 29-vjeçar i bëri dy goditje fantastike drejt portës, mirëpo në të dyja rastet e goditi shtyllën (33' dhe 41').

(Foto: Getty Images)

Dhe pas dy përpjekjeve në pjesën e parë, në gjysmën e dytë, Willian u tregua i saktë. Ai pranoi një top nga Hazard, krijoi hapësirë dhe goditi, ndërsa kësaj radhe topi u ndal në rrjetë (62').

Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve vendas u ndërpre në minutën e 75-të nga lojtari më i mirë i Blaugranëve, Lionel Messi. Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Andres Iniesta, i cili e rrëmbeu topin dhe e nxori në rast fantastik argjentinasin, ndërsa i nuk fali. Ky ishte gola i parë i Messit ndaj Bluve.

(Foto: Getty Images)

Rezultati 1-1 e bën Barcelonën pakëz më favorit për ndeshjen e kthimit që e zhvillon në terren vendas, duke qenë se Chelsea ka pranuar gol para tifozëve të vet.

Ndeshja e kthimit mes këtyre rivalëve zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6f26uj