Please enter at least 3 characters.

Banorët e larguar nga banesat e uzurpuara largohen nga hyrja e Kuvendit

2016/09/kuvendi-i-kosoves.jpg

Banorët e larguar nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” janë larguar nga hyrja e Kuvendit.

Ata kanë bërë një kërkesë që të takohen nesër me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili nuk gjendej në Kuvend.

Ata kanë kërkuar nga i pari i Kuvendit që të ndërpresë dëbimin e banoreve nga banesat ku kanë jetuar deri më tani.

Sipas tyre, kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend dhe të merret një vendim për këtë.