Please enter at least 3 characters.

Banka të sigurta në Kosovë dhe Shqipëri

2016/01/Banka-të-sigurta-në-Kosovë-dhe-Shqipëri.jpg

Shoqata e Bankave të Kosovës po merr pjesë në Forumin Kombëtar për Siguri Bankare në Tiranë. Hapja solemne është bërë nga drejtuesit e Shoqatave të bankave, respektivisht nga Kosova Petrit Balija dhe nga Shqipëria Endrita Xhaferi.

Balija me këtë rast tha se siguria e klientëve të bankave është një prej objektivave kryesorë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.

Ai potencoi rëndësinë qe ka ofrimi i shërbimeve të shpejta, të lehta dhe mbi të gjitha të sigurta për klientët e bankave.

Në konferencë janë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të sigurisë.  /Telegrafi/