Please enter at least 3 characters.

Banka, linja ajrore e media - dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën

2024/07/lcimg-6eb062a5-84e9-4b11-a3bb-cde1a34e4e4a.jpeg

Shumë institucione dhe kompani në mbarë botën, duke përfshirë aeroportet, bankat, spitalet dhe shtëpitë e medias, kanë raportuar dështime teknike që u kanë shkaktuar atyre vështirësi.

Probleme të theksuara u regjistruan në aeroportet e Australisë, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës.

Fluturime të shumta janë vonuar dhe pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe të ndjekin informacionet më të fundit.

Sky News u rrëzua në Britani të Madhe dhe një numër linjash ajrore dhe aeroportesh evropiane raportuan gjithashtu probleme.

Linjat ajrore kryesore amerikane - Delta, United dhe American Airlines - kanë pezulluar fluturimet e tyre nëpër botë. /Telegrafi/