Banda në një burg rrah një të burgosur, përdorën grushte, shkelma e objekte - ndërsa gardianët as që u përpoqën t'i ndalonin
Një video e postuar në mediat sociale të dielën tregon momentin e tmerrshëm kur një bandë burgu rrah një të burgosur me gjithçka që mund t'iu binte në dorë - duke përfshirë një fshesë industriale dhe një mikrovalë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e rrahjes brutale, të postuara në Facebook nga "Derrick L. Transportation", tregojnë Jayshawn Boyd, 22 vjeç, duke qëndruar në një zonë të përbashkët të Institucionit Korrektues të Qarkut Essex më 23 shtator, kur një grup prej shtatë të burgosurish me të bardha nisin ta rrahin.
Çfarë bie në sy është edhe fakti se rojet nuk bënë asnjë përpjekje për të ndaluar sulmin e tmerrshëm.
Sulmuesit mblidhen rreth Boyd dhe fillojnë ta godasin me grushte, pasi ai bie në tokë.
Në atë moment, njëri nga burrat mund të shihej duke mbajtur një fshesë industriale, të cilën ai e përdor për të goditur Boydin me të, ndërsa të burgosurit e tjerë vazhdojnë ta godasin me grushte dhe me këmbë.
Së shpejti, të gjithë të burgosurit shpërndahen, me sa duket duke u përpjekur të gjenin objekte të tjera me të cilat mund ta goditnin viktimën. /Telegrafi/


