Balsamoset murgu budist dhe mbulohet me ari (Foto)
473:"In this photo taken March 16, 2016, a man takes a photo of the mummified body of revered Buddhist monk Fu Hou in Quanzhou city in southeastern China's Fujian province. The monk, who died in 2012 at the age of 94, was prepared for mummification by his temple to commemorate his devotion to Buddhism. The mummifed remains were then treated and covered in gold leaf, a practice reserved for holy men in some areas with strong Buddhist traditions. (Chinatopix via AP) CHINA OUT



28/04/2016
Trupi i një murgu shumë të nderuar, është balsamuar dhe është kthyer në një statujë të bukur ari, katër vite pasi ka vdekur.
Fu Hou ia kishte përkushtuar tërë jetën fesë budiste, duke shërbyer në tempullin Chongfu, që ndodhet në Quanzhou të Kinës.
Zyrtarë të tempullit, kanë vendosur ta shpërblejnë devotshmërinë e tij në këtë mënyrë, që do të ishte frymëzuese për ndjekësit tjerë të këtij religjioni, transmeton Telegrafi.
Ky murg që kishte filluar të praktikonte fenë, që nga mosha 13-vjeçare, është përkushtuar në mënyrë rigoroze, deri sa ka dhënë frymën e fundit në moshën 94-vjeçare.
Statuja e artë, që përmban trupin e ‘predikuesit të urtë dhe të ndritur’, do të ketë një vend të posaçëm në pjesën kryesore të tempullit. /Telegrafi/


