Please enter at least 3 characters.

Balotelli pritet ta vazhdojë karrierën te Nice

2017/06/Balotelli.jpg
279:"Nice's Italian forward Mario Balotelli applauds during the French L1 football match Nice (OGCN) vs Guingamp (EAG) on January 29, 2017 at the Allianz Riviera stadium in Nice, southeastern France. / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Mario Balotelli mund të nënshkruajë kontratë të re dhe ta vazhdojë qëndrimin te Nice – bëjnë të ditur mediat franceze.

Sipas Nice-Matin, sulmuesi italian është i gatshëm që ta pranojë kontratën e re të klubit nga Ligue 1.

SuperMario, i cili mbush 27 vjet në muajin gusht, kaloi te Nice si transfer i lirë nga Liverpooli në verën e kaluar.

Kontrata e tij është valide deri në fund të këtij muaji, mirëpo duket se nuk ka shumë oferta serioze për të ardhmen e tij.

Prandaj, ai ka vendosur të qëndrojë te klubi ku e rigjeti formën dhe shënoi 17 gola në 28 paraqitje në sezonin që mbaroi.

Mirëpo, Balotelli gjatë këtyre ndeshjeve nuk i harroi sjelljet e tij, saqë është përjashtuar tri herë. /Telegrafi/