Please enter at least 3 characters.

Balkans Blockchain Summit 2026 nis prezantimin e folësve, Binance në qendër të vëmendjes dhe mbi $10,000 giveaway për pjesëmarrësit

Interesimi për Balkans Blockchain Summit 2026 po rritet me ritme të shpejta, ndërsa organizatorët kanë nisur zyrtarisht prezantimin e folësve që do të jenë pjesë e edicionit të tretë të konferencës më të madhe Web3 në rajon.

Këtë vit, fokusi është i qartë: më shumë emra globalë, më shumë mundësi dhe një audiencë që po tejkalon kufijtë e Ballkanit.

Ndër folësit e parë të konfirmuar janë disa nga emrat më të rëndësishëm të industrisë:

Rachel Conlan, Chief Marketing Officer në Binance, një nga figurat kyçe që drejton strategjinë globale të marketingut të kompanisë më të madhe në botë për kriptovaluta. Prania e saj në BBS 2026 e vendos konferencën në një nivel krejt tjetër.

Emanuel Bajra, investitor dhe kryetar i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur për eksperiencën e tij në financa dhe tregje globale, duke sjellë perspektivë institucionale në diskutimet rreth blockchain dhe ekonomisë dixhitale.

Alexey Makarov, Regional Marketing Lead për Europën Qendrore, Lindore dhe Ballkanin në Binance, i fokusuar në rritjen e adoptimit të kriptos në rajon përmes strategjive lokale dhe partneriteteve të fuqishme.

Ky është vetëm fillimi. Lista e folësve pritet të zgjerohet me emra të tjerë ndërkombëtarë, duke e pozicionuar Prishtinën si një nga qendrat më të rëndësishme të Web3 në Europë.

Mbi $10,000 giveaway dhe eksperiencë unike

Përveç përmbajtjes së nivelit të lartë, organizatorët kanë paralajmëruar edhe një giveaway mbi $10,000, i cili do të shpërndahet për pjesëmarrësit gjatë eventit.

Kjo e kthen BBS 2026 jo vetëm në një konferencë, por në një eksperiencë ku pjesëmarrësit kanë mundësi reale për të fituar, për të krijuar lidhje dhe për të qenë pjesë e zhvillimeve më të fundit në industri.

Pse duhet të regjistroheni tani

Nëse po e mendon “regjistrohem më vonë”, kjo është pika ku shumica gabon.

•Numri i pjesëmarrësve po rritet çdo ditë

•Interesimi tashmë është global, jo vetëm lokal

•Mundësitë për networking me emra si Binance nuk ndodhin shpesh

•Giveaway dhe surprizat janë të limituara për pjesëmarrësit aktivë

Sa më shumë që vonohesh, aq më shumë humb.

Hyrja falas, regjistrimi i hapur

Pjesëmarrja në Balkans Blockchain Summit 2026 është falas për të gjithë, ndërsa regjistrimi mund të bëhet online në: balkansbs.com

true