Please enter at least 3 characters.

Balkan League e pranon K.B. Bashkimin

2016/01/balkan-league-e-pranon-k-b-bashkimin_hd.jpg

Tashmë është thuajse e sigurt se ekipi prizrenas, Bashkimi, do të jetë anëtar i ri i Balkan League.

Së pari vizita e drejtorit të BIBL, Shay Shtriks, pastaj deklaratat e tij, e në fund edhe njoftimi zyrtar në faqen e kësaj lige.

“Bashkimi do të shënojë moment historik këtë stinor, jo vetëm se do të debutojë në arenën ndërkombëtare, por kjo do të ndodh në festën e 70 vjetorit të themelimit të klubit,” ka shkruar faqja e BIBL.

Bashkimit i mbetet të punojë për të plotësuar kushtet minimale të kërkuara nga BIBL për të fituar të drejtën për ndeshje në Prizren.

Kosova këtë stinor mund të ketë deri në 3 përfaqësueses në BIBL, edhe pse në fillim është thënë se ky numër duhet të jetë 2.