Please enter at least 3 characters.

Bali Muharremaj anulon punimet në rrugën "Qeshmja e Cufës", për shkak të cilësisë së dobët

2019/07/66322250_359052051447377_639674944254377984_n.jpg

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se rruga "Qeshmja e Cufës", në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës.

Muharremaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk e pranon punën e kryer nga punëkryesit, dhe se nuk do të ketë tolerime.

"Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës. Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon.
Kjo punë nuk pranohet. Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime", ka shkruar Muharremaj./Telegrafi/