Please enter at least 3 characters.

Balerini Maksim Chmerkovskiy arrin të largohet nga Ukraina, ribashkohet me bashkëshorten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2022/03/collage-6-scaled.jpg

Maksim Chmerkovskiy pati një ribashkim emocional me gruan Peta Murgatroyd, teksa është kthyer të mërkurën nga Ukraina në Amerikë.

Ai bëri një fluturim me Finnair për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi arriti në Varshavë, Poloni, të martën, ndërkohë që Rusia po vazhdon ta sulmojë Ukrainën.

Chmerkovsky dhe Murgatroyd u fotografuan të përqafuar pasi arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX).

Maksim Chmerkovskiy mbërrin në shtëpi në Shtetet e Bashkuara pasi iku nga lufta nga Ukraina (Foto: Fox)

Çifti u mbajt për dore teksa dilnin nga aeroporti.

Balerini më parë zbuloi gjithashtu se disa nga miqtë e tij janë në vijën e parë të frontit duke luftuar kundër pushtimit rus.

“Unë nuk e di nëse ata kanë vdekur”, tha ai.

Maksim Chmerkovskiy mbërrin në shtëpi në Shtetet e Bashkuara pasi iku nga lufta nga Ukraina (Foto: Fox)

Ish-profesionisti i "Dancing ëith the Stars" ka ndarë kohën e tij midis Ukrainës dhe Los Angelesit për gjashtë muajt e fundit, gjersa ishte duke filmuar versionin ukrainas të "Dancing ëith the Stars".

Rusia nisi një sulm të plotë në Ukrainë më 24 shkurt. /Telegrafi/

Maksim me partneren e tij (Foto: Getty Images)