Bale thuhet se do kalojë në MLS
241:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on during the Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images
06/01/2020
Gareth Bale duket se është i vendosur të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.
Uellsiani nuk është në planet e Zinedine Zidanes, andaj Los Blancos po planifikojnë ta shesin atë në këtë muaj.
Sipas El Demarque, Real Madridi më në fund ka gjetur një skuadër që dëshiron ta blejë Balen.
Ish-anëtari i Tottenham Hotspuri pritet të transferohet në MLS, aty ku kërkohet nga La Galaxy dhe Inter Miami.
David Beckham tenton transferimin e Bale në MLS, por që mbetet problem ende paga e tij e lartë.
Madrilenët pritet të fitojnë rreth 80 milionë euro nga shitja e uellsianit. /Telegrafi/


