Please enter at least 3 characters.

Bale heziton të largohet nga Real Madridi

2019/10/GettyImages-1176413426.jpg
241:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on during the Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi edhe pse ka disa afate që lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu.

Uellsiani ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, ndërsa është i vendosur që të qëndrojë deri në fund të marrëveshjes me madrilenët.

Zinedine Zidane thuhet se ka përmirësuar raportet me Balen dhe tani e sheh si pjesë të planeve të tij dhe i ka siguruar vendin e titullarit.

Por, uellsiani do të duhet ë pranojë një ulje të pagës, në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin te Real Madridi.

Bale aktualisht fiton 650 mijë euro në javë, ndërsa me marrëveshjen verbale do të ulej në 500 mijë.

Ai ishte shumë afër të kalonte në Kinë në verën e kaluar, mirëpo Florentino Perez e kishte ndaluar këtë gjë, shkaku që nuk kishin pranuar ofertën e duhur. /Telegrafi/