Please enter at least 3 characters.

Bale: Goli im në finalen e LK-së duhet të fitonte çmimin Puskas

2018/12/Gareth-Bale-e1543933859475.jpg
263:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Gareth Bale of Real Madrid shoots and scores his side's second goal during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, beson se goli i tij në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit duhet të fitonte çmimin FIFA Puskas për golin e vitit 2018.

Uellsiani mendon se goli i tij është dukshëm më i miri se i Mohamed Salah, të cilin egjiptiani e kishte shënuar në dhjetorin e 2017 ndaj Evertonit.

"Të jem i sinqertë isha i befasuar, por çfarë të thuash", ka thënë Bale për FourFourTwo, pasi fitoi golin e vitit nga revista me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

(Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

"E bën çmimin të duket i vogël, edhe pse natyrisht që goli i Salah ishte fantastik".

"I imi ishte instiktiv, u vendosa mirë me trup dhe arrita të kapja topin në mënyrë të përsosur. Kur e arrin topin në mënyrë të përsosur, ju e dini se është në portë. Vetëm duhet të shpresoni që portieri mos të bëjë një pritje të pabesueshme".

"Pra, posa e godita topin, e dija se kisha shanse për të shënuar. Nëse e shikoni, mund ta shihni se e kam kthyer kokën menjëherë. E dija ku po shkonte topi".

"Goli im më i mirë? Mendoj se ju duhet ta thoni, nuk ka pasur shumë të tillë".

"Më pëlqen ai në Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës, por ky ishte i një niveli të lartë, finalja e Ligës së Kampionëve, ndeshja më e madhe në futboll për klube. Teknikisht ishte fituese, më duhet të them se ishte më e mira", ka shtuar Bale. /Telegrafi/