Please enter at least 3 characters.

Baileyn e do gjysma e Evropës, Leverkuseni kërkon mbi 60 milionë euro

2018/05/GettyImages-653601274-e1526721286261.jpg
359:"MADRID, SPAIN - MARCH 15: Leon Bailey (R) of Bayer Leverkusen and his teammate Kevin Kampl (2ndR) acknowledge the audience their fans after the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Club Atletico de Madrid and Bayer Leverkusen at Vicente Calderon Stadium on March 15, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Leon Bailey është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi nga Xhamajka ka shkëlqyer në Bundesligën gjermane me Bayer Leverkusenin.

20-vjeçari ka arritur të shënoj 12 gola në 34 ndeshje dhe të dhurojë gjashtë asistime.

Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm, pasi në verën e vitit të kaluar Leverkusen e bleu për vetëm 13,5 milionë euro.

Dy skuadrat nga Manchesteri, City e United dhe dy ekipet tjera angleze Chelsea dhe Liverpool po e duan lojtarin.

(Getty Images)

Por sipas medieve gjermane në garë janë futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai francez Paris Saint Germain.

Duket se betejën për Baileyn do ta fitojë kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich.

Rekordmenët gjerman kanë ofruar 60 milionë euro për transferimin e Baileyt në Allianz Arena.

Marrëveshja mes dy klubeve duket afër edhe pse Leverkusen po kërkon diçka më shumë se oferta e bavarezëve.

Gjithsesi Bailey po llogaritet si njëri nga sulmuesit anësorë më të talentuar në botë. /Telegrafi/