Please enter at least 3 characters.

Bacca në radarin e Liverpoolit

2016/01/bacca-n-euml-radarin-e-liverpoolit_hd.jpg

Menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers, është duke kërkuar të përforcojë vijën sulmuese gjatë kësaj vere.

Sulmuesi i Aston Villas, Christian Benteke, ishte përmendur si cak kryesor së fundmi, por sipas raporteve nga mediat angleze, Rodgers tash e ka kthyer vëmendjen kah Bacca.

Bacca pati një sezon impresiv me Sevillan, duke shënuar 28 gola dhe duke fituar titullin e Europa League.

Liverpooli shpreson ta sjellë kolumbianin në Anfield për një shumë prej 20 milionë funte. /Telegrafi/