Please enter at least 3 characters.

Bacca: Milani gjithmonë duhet të luaj në Evropë

2017/03/GettyImages-632701388.jpg
114:"during the TIM Cup match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on January 25, 2017 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Milani është kthyer në rrugën e duhur për të synuar një pozitë në garat evropiane.

Kuqezinjtë kanë mposhtur në shtëpi Chievon me rezultat 3-1 duke mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Padyshim që më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca.

Ish-anëtari i Sevillës ka deklaruar se Milani duhet të luajë gjithmonë në garat evropiane.

“Ishte një fitore e vështirë por tejet e rëndësishme për ecurinë tonë”, deklaroi Bacca.

“Gjithmonë punojë shumë për të dhënë më të mirën në fushë. Kemi dhënë gjithçka dhe kemi marrë një fitore ndaj Chievos”.

“Milani duhet të luajë gjithmonë në garat evropiane dhe kjo është arsyeja që unë kam ardhur këtu. Do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë gjë”, përfundoi kolumbiani. /Telegrafi/