Please enter at least 3 characters.

Bacary Sagna po rikthehet në Evropë, pas eksperiencës së hidhur në MLS

2020/01/sagna.jpg

Bacary Sagna është shumë afër që të rikthehet në Evropë.

Ish-anëtari i Manchester Cityt e Arsenalit është në bisedime me Nantes.

Skuadra nga Ligue 1 ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe po tenton të transferojë atë në këtë muaj.

Sagna është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Montreal Impact skadoi në muajin e kaluar.

36-vjeçari e dëshiron rikthimin në vendlindjen e tij, andaj Nantes thuhet se i ka dhënë shansin që të jetë sërish pjesë e ligës franceze. /Telegrafi/