Please enter at least 3 characters.

Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi

2018/05/Neymar-Ronaldo.jpg
338:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF hugs Neymar JR (R) of Paris Saint-Germain prior to start the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Estadio Santiago Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Babai i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, po hedh gjithçka përpara në sigurimin e tij për një transferim të birit në Real Madrid.

Sipas raporteve të mediumit Liberation, Neymar Snr fluturoi nga Brazili në Paris më 24 prill, ku u takua me super agjentin Pini Zahavi.

Agjenti izraelit është tani pjesë e rrethit të Neymarit dhe ndihmoi atë të transferohej nga Barcelona gushtin e kaluar për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Neymar Snr shkoi direkt në bisedime me Zahavin pas mbërritjes së tij, ku u kërkua që një largim nga PSG të sigurohej këtë verë.

Neymar së bashku me babanë e tij (Getty Images)

"Neymar Snr shprehimisht i kërkoi atij që të hapte dyert e klubeve të mëdha", zbuloi një i besuar i kampit të brazilianit.

Zahavi sugjeroi disa destinacione, megjithatë një kthim në Barça dhe një lëvizje në Angli thuhet se u përjashtuan.

Gjithçka tani tregon se Real Madridi është zgjedhja e vetme për Neymarin.

Më parë këtë javë, burimet e mediave të Madridit sugjeruan se Reali ishte i sigurt se mund të arrijnë nënshkrimin e Neymar për 260 milionë euro. /Telegrafi/