Please enter at least 3 characters.

Azir Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

azir aliu
Provimi i jurisprudencës, Aliu: Turp i madh që nuk është zgjidhur për 22 vite
Azir Aliu: I hapur të bashkëpunojë edhe më shumë me sindikatat

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka folur në lidhje me hantavirusin, i cili është paraqitur në disa vende. Ai tha se është krijuar një grup ekspertësh, i cili do të përpilojë plan, në rast të shfaqjes së krizës me virusin "hantavirus" në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj se e dini që për herë të parë ka strategji për menaxhim me kriza në sistemin shëndetësor, ka kaluar nëpër të gjitha procedurat administrative".

"Gjithashtu, dje është krijuar grup prej ekspertëve nga institucione të ndryshme, me qëllim që të bëhet plan, që eventualisht nëse kemi nevojë, si duhet të ballafaqohemi me krizën”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.