Please enter at least 3 characters.

Azet kujton menaxherin e ndjerë: Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona

2019/06/kmn_azet_53435611_2724927977532201_5060197988494795479_n-e1561483191800.jpg

Mëngjesin e të shtunës është ndarë nga jeta menaxheri i reperit shqiptar Azet, Sefa Kaya.

I ndjeri ishte vetë-aksidentuar me veturën e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sefa ishte vetëm 25 vjeçar, derisa i prekur nga vdekja e tij ishte më së shumti këngëtari nga Podujeva, i cili punoi një kohë të gjatë me të.

Azet kujton menaxherin e tij (Foto: Instagram/kmnazet)

Së fundmi, në llogarinë e tij personale, Instagram, Azet ka kujtuar Kayan me një fotografi me mbishkrimin:"Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Mbret Sefa Kaya".

Theksojmë që Sefa Kaya ka ushtruar detyrën e menaxherit jo vetëm për reperin shqiptar Azet, por edhe për një numër të madh reperësh të famshëm në Gjermani. /Telegrafi/