Please enter at least 3 characters.

AVU: Nuk ka dyshime në sigurinë dhe cilësinë e çokollatës në Maqedoni

2017/05/AUV-2.jpg

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kryen kontrolle të rregullta tek çokollatat që shiten në Maqedoni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për prodhime vendore ose të importuara.

Nga kontrollet e deritanishme AUV nuk ka marrë konfirmime laboratorike për dyshime në cilësinë e këtyre prodhimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga AUV thonë se do të vazhdojnë edhe më tej të kontrollojnë çokollatën në tregun e Maqedonisë dhe në kohë do të ndërmarrin masat e nevojshme, në rast të dyshimeve mbi këtë produkt./Telegrafi/