Please enter at least 3 characters.

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së pensionin e moshës dhe atë të veteranit

Gjykata Supreme e Kosovës ua njeh veteranëve të UÇK-së pensionin e Moshës dhe atë të Veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjës së Veteranit.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, avokati Nazmi Sallahu.

Sipas tij, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv.

Ky kufizim siç tha Sallahu ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

“Gjykata Supreme e Kosovës, veteranëve të UÇK-së ua njeh të dy pensionet, pensionin e Moshës dhe atë të Veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjës së Veteranit. Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. Ky kufizim ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sallahu. /Telegrafi/