Please enter at least 3 characters.

Avokati i familjes Dehari thotë se nuk e di që janë gjetur mostrat e Astritit

2021/03/tome-gashi.jpg

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se nuk është në dijeni nëse janë gjetur mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ky deklarim i tij vjen pasi Telegrafi dhe disa media të tjera njoftuan se janë gjetur një pjesë e mostrave të Deharit.

Telegrafi ka mësuar se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.

Duke iu referuar burimit, mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës, ndërsa mungojnë, mostrat e gjakut.

“Po thonë u gjetën…! Disa gazetarë po më pyesin se a janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Unë po ju them se nuk e di”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë, por nga ky dikaster kanë thënë se nuk janë të informuar./Telegrafi/