Please enter at least 3 characters.

Ava Max bashkëpunon me grupin NCT 127 për këngën e re

2019/07/avamax_64422361_2222447397872106_4296697925255640128_n-e1562166250658.jpg

Këngëtarja e re shqiptare e cila po korr suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar, Ava Max, po vazhdon të jetë një emër mjaft i komentuar.

E njëjta është tejet aktive edhe në muzikë, projektet e të cilës kanë mbledhur miliona klikime në platformat e ndryshme muzikore.

Bukuroshja 25-vjeçare ka bërë të ditur se nesër (e enjte) lanson një version të ri të hitit të saj "So Am I", në bashkëpunim me grupin e famshëm NCT 127 nga Koreja e Jugut.

"Nesër", është përshkrimi që ia ka vënë fotos së ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ky projekt është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 60 milionë klikime në YouTube.

Kujtojmë që Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/