Please enter at least 3 characters.

Ava Max arrin një milion ndjekës në Instagram

2019/11/avi2.jpg
188:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 03: Ava Max attends the MTV EMAs 2019 at FIBES Conference and Exhibition Centre on November 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Kate Green/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, çdo ditë e më shumë po ngjitet drejt majave të suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Këngët e saj janë pëlqyer shumë këtë vit dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në Spotify dhe YouTube.

Ajo po ashtu është fituese e dy çmimeve shumë të rëndësishme sivjet: "Artistja e re më e mirë" në MTV Europe Music Awards dhe "Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare" në Los40 Music Awards.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka krijuar tashmë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale.

Të enjten e datës 28 nëntor, pikërisht në ditën kur shteti i saj amë feston shpalljen e pavarësisë, këngëtarja arriti shifrën e një milion ndjekësve.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shfaqte shifrat e llogarisë së saj në Instagram.

"Faleminderit që jeni me mua në këtë udhëtim", ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo këtë vit ka arritur që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore, duke hyrë në rangun e artisteve tjera të famshme me prejardhje shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/