Automjeti përplasë një fëmijë shtatëvjeçar në Shkup
30/11/2016
Policia bën të ditur se një fëmijë shtatëvjeçar është përplasur nga një veturë në rrugën ''Aleksandar Urdanevski'' në afërsi të Tregut të Gjelbërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit, fëmija i lënduar është dërguar në ambulancën e lagjes Butel nga vetë shoferi i veturës. Më pastaj, shoferi është larguar. Fëmija me lëndime të rënda është dërguar në spitalin themelor, ku është konstatuar thyerje e një kocke në shpatull.
Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të rastit në fjalë./Telegrafi/


