Please enter at least 3 characters.

Autobusi ndahet në gjysmë gjatë lëvizjes, udhëtarët rrinë të qetë (Video)

2017/07/Autobusi-ndahet-në-gjysmë-gjatë-lëvizjes-udhetaret-rrine-qete-pa-bere-panik-foto-e1499702824715.jpg
25:"© Twitter/@Allef_Alianca

Udhëtarët kanë qëndruar të qetë dhe nuk janë përfshirë nga paniku, derisa autobusi që udhëtonin nëpër Palhoca të Brazilit është ndarë në gjysmë.

Filmimi i publikuar më poshtë, tregon momentin dramatik që ndodhi pasi u dëgjua një krismë e madhe.

“Si ka mundësi që janë kaq të qetë, ky është një moment shumë i rrezikshëm”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Sistemi i dobët i qarkullimit dhe makinat tepër të vjetra, kanë bërë që ndodhi të tilla të mos iu lënë shumë përshtypje udhëtarëve. /Telegrafi/