Please enter at least 3 characters.

Australia rikthen masat në 30 zona të Melbourne - 300 mijë njerëz në izolim

2020/07/methode_times_prod_web_bin_4b21327a-b621-11ea-b6a1-482b5c73d91f.jpg

Autoritetet në Australi urdhëruan izolimin e më shumë se 300 mijë njerëzve në disa zona të qytetit Melbourne, për të shmangur rrezikun e infeksioneve, pas dy javësh kritike, kur numri i rasteve nga virusi u dyfishua, ndërsa masa pritet të zgjasë një muaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i rasteve aktive nga coronavirusi në Australi është 400, por rritja e fundit e infeksioneve ka ngjallur frikën e një valë të dytë në vend.

Në nivel global, numri i të infektuarve nga COVID-19 tejkaloi shifrën prej 10 milionë, ndërsa u konfirmuan rreth 500 mijë të vdekur.

Ndërkohë, më shumë se 30 zona të Melbourne do të ndjekin fazën e tretë të kufizimeve, niveli më i rreptë për sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Në fazën e tretë përfshihen: Dalja për blerjen e gjërave ushqimore, vizitat tek mjeku, puna ose kujdestaria, dhe ushtrimet. /Telegrafi/