Please enter at least 3 characters.

Ausilio ka udhëtuar në Angli, Interi nis bisedimet me Unitedin për Lukakun

2019/07/RomeloLukaku.jpg
275:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: Romelu Lukaku of Manchester United reacts after the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Valencia at Old Trafford on October 2, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ndodhet në Angli për të negociuar me Manchester Unitedin lidhur me sulmuesin Romelu Lukaku.

Udhëtimi drejt Londrës është pritur këtë javë, ndërsa Sky Sport Italia bën të ditur se tashmë ka ndodhur.

Antonio Conte e ka bërë të qartë se e konsideron belgun si përforcim ideal për sulmin e Nerazzurrëve.

Djajtë e Kuq kërkojnë së paku 80 milionë euro dhe në disa raste i kanë refuzuar ofertat më të ulëta, si edhe ato me përfshirjen e Mauro Icardit dhe Radja Nainggolanin.

Romelu Lukaku (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Po ashtu, Unitedi nuk dëshiron ta lejojë huazimin e Lukakut për një apo dy vite me obligim blerje, por dëshiron ta shesë menjëherë.

Juventusi dhe Napoli janë dy klubet tjera italiane që e rivalizojnë Interin, mirëpo interesimi i tyre nuk ka qenë aq i madh. /Telegrafi/