Please enter at least 3 characters.

Ausilio: Jemi afër rinovimit me Icardin, Brozovicin dhe Skriniarin - Modric i pamundur për në janar

2018/10/Ausilio.jpg
310:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 23: Sportif Director of FC Internazionale Milano Piero Ausilio looks on prior to the serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 23, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar plane për bisedime të reja me Marcelo Brozovic dhe Mauro Icardi për të rinovuar kontratat.

Ausilio pranon se marrëveshjet e reja për mesfushorin kroat dhe sulmuesin argjentinas janë një prioritet për klubin milanez.

Ai ka thënë se drejtuesit kanë qëllim të përmirësojnë kushtet e lojtarëve dhe të blindojnë ata për të ardhmen.

"Ne kemi për qëllim përmirësimin dhe ripërtëritjen e kontratës së Icardit dhe ka bashkëpunim edhe nga ana e tyre", ka thënë fillimisht Ausilio.

"Duke pasur tre vjet në marrëveshjen e tij të tanishme, është e mundur që ne mund ta zgjidhim atë gjatë ditëve ose muajve të ardhshëm, nuk ka nxitim".

"Sa për Brozovic, ne jemi në detajet përfundimtare".

"Po flasim për një kontratë të re edhe me Milan Skriniar".

Milan Skirniar (Getty Images)

Megjithatë, kur u pyetën nëse Luka Modric mund të vinte nga Real Madridi në janar, përgjigja ishte përfundimtare.

"Absolutisht e pamundur", përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/