Audi publikon konceptet e kamionëve të ri elektrik që do të voziten vet (Video)
14/06/2016
Kompania Audi ka lansuar një video, ku shfaq konceptet e dy veturave të mëdha transportuese.
Këta kamionë të mahnitshëm që ende mbesin në faza të ilustrimit, do të jenë elektrik dhe që voziten vet, transmeton Telegrafi.
Në dizajnimet e bëra, shihet një kamion për bartjen e mallrave, si dhe një kamion cisternë, për të transportuar gjësende të ndryshme të lëngshme.
Nuk bëhet i ditur asnjë detaj lidhur me këto super-vetura, që nuk janë parë ndonjëherë më parë. /Telegrafi/


